Qindra besimtarë në Korçë kremtojnë të “Premten e Zezë”, zhvillojnë kalimin nën Epitaf duke u lutur për paqe dhe dashuri

10/04/2026 21:21

Qindra besimtarë në Korçë kanë kremtuar të Premten e Zezë, e cila simbolizon edhe vdekjen e Krishtit në kryq.

Në mbrëmje të kësaj dite është zhvilluar edhe procesioni i varrimit të Krishtit.

Ashtu siç është traditë, qindra besimtarë të besimeve të ndryshme i janë bashkuar ceremonive që zhvillohen në simbolikë të kësaj dite, ku kanë ndjekur kortezhin në bulevardet kryesore të qytetit.

Nën sfondin e një muzike funebre, aktiviteteve u ka paraprirë mbajtja e meshës, ndërsa më tej qytetarët kanë parakaluar nga njëra kishë në tjetrën për të bashkuar epitafet e 7 kishave në qendër të qytetit, te sheshi para Katedrales “Ngjallja e Krishtit”.

Mandej besimtarët kanë ndjekur edhe ritualin e përvitshëm, kalimin nën epitaf, ndërsa janë lutur për më shumë paqe dhe dashuri.

Top Channel