Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit në Sarandë

10/04/2026 13:36
Foto Ilustruese

Policia e Sarandës arrestoi në flagrancë administratorin e një lokali në Sarandë.

E. F., 40 vjeç, u vu në pranga për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Ngjarja ndodhi të enjten, kur shtetasi I. Gj., 33 vjeç, banues në Sarandë, i punësuar në mënyrë të paligjshme në këtë lokal, humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Hetimet paraprake dyshojnë se vdekja ka ndodhur si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel