Speci “i artë”, mungon prodhimi. Fermerët: Çmimi rritet nga importi dhe dëmet e përmbytjeve, deri 350 lekë/kg në treg
10/04 15:25
Panairi i poçerisë në Korçë është një nga traditat më të vjetra dhe më të veçanta të qytetit, që zhvillohet çdo vit në prag të festës së Pashkës.
E Premtja e Zezë për besimtarët shoqërohet me ritualin e blerjes së orendive prej balte një traditë e hershme që vijon të ruhet ndër vite.
Në stendat e pozicionuara në sheshin para Katedrales Ngjallja e Krishtit enë dhe suvenire prej balte e qeramike janë ekspozuar ndërsa qytetarët i zgjedhin ato jo vetëm për përdorim të përditshëm, por edhe si simbol tradite dhe mbarësie në familje gjatë festave.
Panairi i poçerisë mbetet një nga elementët më të rëndësishëm të identitetit kulturor të Korçës, duke i dhënë qytetit një atmosferë të veçantë në javën e Pashkës.
Top Channel