E rëndë në Angli/ Kishte dalë për të festuar me miqtë, 16-vjeçarja vritet me thikë nga tre të rinj Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Eyal Zamir, deklaroi se forcat izraelite do të vazhdojnë operacionet e tyre luftarake në Libanin jugor dhe se nuk janë në armëpushim me Hezbollahun, por “në gjendje lufte”.
Gjatë një vizite pranë Bint Jbeil, Zamir u shpreh: “IDF është në gjendje lufte, ne nuk jemi në armëpushim dhe vazhdojmë të luftojmë në këtë zonë, e cila është zona jonë kryesore e luftimeve”. Ai shtoi se me Iranin, Izraeli ndodhet në armëpushim, por mund të kthehet të luftojë në çdo moment.
Në një njoftim, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, njoftoi se IDF do të fillojë të shënjestrojë ambulancat në Liban, pas akuzave ndaj Hezbollahut për përdorim të gjerë ushtarak të objekteve mjekësore. “Ne do të veprojmë në përputhje me ligjin ndërkombëtar kundër çdo aktiviteti ushtarak të kryer nga Hezbollahu, përfshirë ambulancat dhe objektevat mjekësore,” deklaroi Adraee.
Top Channel