Mbreti Charles dhe Camilla vizitë në SHBA, viktimat e abuzimit të Epstein kërkojnë takim, rritet presioni mbretëror
“Izraeli nuk do të heshtë përballë atyre që na sulmojnë”, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke akuzuar Spanjën se ka shpifur ndaj heronjve të tyre dhe ushtarëve të Forcave Mbrojtëse të Izraelit, atë që ai e ka quajtur ‘ushtrinë më morale në botë”.
“Spanja ka shpifur ndaj heronjëve tanë, ushtarët e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, ushtarët e ushtrisë më morale në botë”, deklaroi ai.
Kryeministri shpjegoi gjithashtu vendimin për të “larguar përfaqësuesit spanjollë nga qendra e koordinimit në Kiryat Gat”, duke theksuar se Spanja ka zgjedhur vazhdimisht të qëndrojë kundër Izraelit.
“Ata që sulmojnë Izraelin, në vend të regjimeve terroriste, nuk do të jenë partnerët tanë në të ardhmen e rajonit. Nuk jam i gatshëm të toleroj këtë hipokrizi dhe armiqësi. Nuk do të lejoj asnjë vend të zhvillojë një luftë diplomatike kundër nesh pa paguar menjëherë çmimin”, përfundoi Netanyahu.
Marrëdhëniet midis Jerusalemit dhe Madridit janë përkeqësuar gradualisht gjatë dy viteve të fundit, pasi qeveria spanjolle ka shprehur pakënaqësi në rritje me luftën në Gaza. Muajin e kaluar, Spanja tërhoqi përgjithmonë ambasadorin e saj nga Izraeli, ndërsa këtë javë dërgoi një ambasador tjetër në Iran.
Top Channel