Nën kërcënimin e thikës terrorizoi punonjësen dhe vodhi një shumë parash në një dyqan, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10/04/2026 10:53

Një 42-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi nën kërcënimin e thikës terrorizoi punonjësen e një dyqani dhe vodhi xhiron ditore të subjektit.

Ngjarja ka ndodhur më datë 1 prill në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’ në Tiranë, ndërsa rezulton se autori ka qenë më parë i dënuar për vjedhje.

Vodhi një shumë parash në një dyqan, duke kanosur punonjësen, me thikë, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Sekuestrohen thika dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 42-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Tools”, si rezultat i të cilit u kap në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës dhe vu në pranga shtetasi në kërkim:

-B. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 01.04.2026, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore) në një dyqan, duke kanosur punonjësen, me thikë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel