Izraeli kërkoi negociata të drejtpërdrejta me Libanin, kryeministri libanez do të udhëtojë drejt Uashingtonit në ditët në vijim
Një neonazist gjerman, Marla-Svenja Liebig, i cili kishte ndryshuar gjininë dhe ishte në arrati prej muajit gusht për t’i shpëtuar burgimit, është arrestuar në Czech Republic.
Lajmi u konfirmua nga autoritetet gjyqësore gjermane për AFP. Liebig, i njohur më parë si Sven Liebig, kishte përfituar nga ligji i vetëvendosjes i miratuar në fund të vitit 2024 nga qeveria e drejtuar nga Olaf Scholz, për të ndryshuar gjininë dhe emrin në dokumente. Ai ishte dënuar me 18 muaj burg për nxitje të urrejtjes, shpifje dhe fyerje, por nuk u paraqit për të vuajtur dënimin në një burg për gra në Chemnitz, duke u arratisur jashtë vendit.

Rasti i tij shkaktoi debat të fortë në Gjermani mbi zbatimin e ligjit të vetëvendosjes, i cili lejon ndryshimin e gjinisë pa dokumentacion mjekësor. Kritikët shprehën shqetësimin se ligji mund të abuzohet për përfitime apo për të shmangur përgjegjësitë ligjore.
Sipas prokurorit të Halle-s, Dennis Czernotta, arrestimi u krye në bazë të një urdhër-arresti evropian dhe tashmë pritet nisja e procedurave për ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.
Top Channel