Kuvendi i Kosovës mes diskutimesh për rendin e ditës miratoi rezolutën për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999.

Pushteti e opozita për rreth një orë diskutuan për renditjen e rezolutës.

Ne insistojmë që kjo pikë të trajtohet si pikë e parë e rendit të ditës. Nuk besoj që ky Kuvend ka diçka më të rëndësishme për të trajtuar, se sa kjo pikë”, u shpreh Vlora Çitaku, deputete e PDK-së.

Unë mendoj që përtej aspektit se a është pika e parë, apo pika e tretë apo e pestë e rendit të ditës, është një dokument që do të mund të votohet sot nëse k vërtetë qëllim që të votohet i njëjti”, deklaroi Arbërie Nagavci, deputete e LVV.

Me konsensus, partitë vendosën që për rezolutën të diskutohej pas deklarimeve jashtë rendit të ditës. Partia Demokratike e Kosovës si propozues tregoi se me këtë rezolutë synohet të dënohen të gjitha nismat që shtrembërojnë të vërtetën historike të luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

03:00 Dënon çfarëdo përpjekje zyrtare ose tjetër si dhe çfarëdo deklarimi të zyrtarëve publik që synon ose angazhohet për amnistimin e Serbisë nga përgjegjësia për krimet e kryera në Kosovës. Dënon çdo formë të shtrembërimit, relativizmit apo paraqitjes së pasaktë të fakteve historike që lidhen me luftën në Kosovë”, tha Niat Hasani, deputet i PDK.

Rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës u mbështet edhe nga pushteti e partitë e tjera parlamentare, përpos Listës Serbe që u largua nga salla. Ky dokument u miratua me 90 vota për asnjë kundër e asnjë abstenim. Rezoluta u hartua pasi në sheshin e Prishtinës, një ekspozitë me autor Shkëlzen Gashin paraqiti të dhëna të pasakta mbi masakrat në Kosovë.

Kuvendi u Kosovës nuk ka miratuar rezolutën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për rritjen e çmimeve të naftë, mungesën e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në koston e jetesës si dhe stabiliteti ekonomik i vendit. Në seancën e së premtes, deputetët miratuan edhe katër marrëveshjet ndërkombëtare.

Top Channel