Ishte në kërkim për një vrasje të kryer në vitin 2022, INTERPOL arreston shqiptarin në Kolumbi, nis hetimi për lidhjet e tij me trafikantët kolumbianë të drogës

10/04/2026 10:06

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Pereira të Kolumbisë pasi ishte në kërkim për një vrasje që nga viti 2022.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Florind Rama, i cili ishte në kërkim nga INTERPOL, u arrestua për një vrasje që ndodhi në Marbella të Spanjës.

Sakaq, autoritetet kolumbiane po hetojnë lidhjet e shqiptarit me trafikantët kolumbianë të drogës në rajonin ku ai u arrestua.

Top Channel