Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i shtuar në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë me Greqinë

10/04/2026 15:29

Fluksi i lëvizjeve në pikën kufitare të Kapshticës vijon të jetë i lartë në prag të festës së Pashkës, ndërsa qindra emigrantë po kthehen në vend për të kaluar festat pranë familjarëve të tyre.

Sipas të dhënave zyrtare gjatë 24 orëve të fundit në territorin shqiptar përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë 7475 shtetas, ndërsa kanë dalë 2741 shtetas, duke konfirmuar një rritje të ndjeshme të hyrjeve në raport me daljet.

Lëvizjet janë përqendruar kryesisht në orët e paradites, ku është regjistruar edhe fluks automjetesh, megjithatë situata paraqitet e menaxhueshme.

Autoritetet kufitare kanë shtuar sportelet në funksion dhe po punojnë me kapacitete të plota për të përballuar fluksin, me qëllim shmangien e pritjeve të gjata dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët. Fluksi pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa afrimi i Pashkës Ortodokse tradicionalisht shoqërohet me rritje të hyrje-daljeve në pikat kufitare, veçanërisht në juglindje të vendit.

Top Channel