E rëndë në Angli/ Kishte dalë për të festuar me miqtë, 16-vjeçarja vritet me thikë nga tre të rinj

10/04/2026 13:51

Nxënësja 16-vjeçare, Chloe Watson, ka ndërruar jetë pas një sulmi të dyshuar me thikë në rrugët e Leeds, në Angli.

Chloe u gjet pa ndjenja pas një feste me miq dhe u dërgua menjëherë në spital, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mund të shpëtohej.

Tre persona janë akuzuar për vrasjen e saj: Kayla Smith, 18 vjeçe, Archie Rycroft, 19 vjeç, dhe një djalë 17-vjeçar, emri i të cilit nuk mund të bëhet publik ligjërisht.

Ekzaminimi i trupit tregoi se Chloe kishte vdekur nga një plagë me thikë në kraharor dhe se kishte pësuar një “vdekje të dhunshme”. Seanca u pezullua deri në përfundimin e procesit penal.

Të dyshuarit do të paraqiten sërish në Leeds Crown Court më 1 maj për dëgjimin e aktakuzës dhe përgatitjen për gjyq. Gjyqi provizor është caktuar të zgjasë tre javë në nëntor.

Në një homazh emocionues, nëna e Chloe-s e përshkroi vajzën e saj si një “princeshë të bukur” dhe shkroi se nuk mund të jetonte pa të.

Top Channel