Besimtarë ortodoksë në Durrës morën pjesë mbrëmjen e së premtes në ceremoninë e shenjtë të Epitafit, një nga momentet më të rëndësishme të kalendarit liturgjik para Pashkës.
Ritet u zhvilluan në kishën ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”, ku besimtarët ndoqën meshën dhe ceremonitë përkujtimore.
Pas shërbesës, u zhvillua procesioni i epitafit, i cili u mbajt me solemnitet nga klerikë dhe besimtarë, nën shoqërimin e Bandës Frymore të qytetit.
Procesioni përshkoi rrugët kryesore dhe ato përreth kishës, ndërsa pjesëmarrësit mbanin qirinj të ndezur dhe luteshin në heshtje.
E Premtja e Madhe, e njohur edhe si E Premtja e Zezë, përkujton vuajtjet, kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit dhe shënon një moment reflektimi për besimtarët, në prag të festës së Ringjalljes.
Top Channel