Qindra besimtarë ortodoksë dhe qytetarë fierakë kanë ndjekur mbrëmjen e sotme, të Premten e Madhe e të Shenjtë, proçesionin e epitafit, një ndër momentet më të rëndësishme të Pashkëve.
Ceremonisë simbolike i kanë paraprirë tingujt e Bandës Frymore, ndërkohë që epitafi ka dalë në qytet në orën 7:30, nga kisha katedrale e Shën Gjergjit i shoqëruar nga besimtarë të shumtë të të gjitha grup-moshave.
Sikundër tradita e përvitshme epitafi ka përshkuar qendrën e qytetit të Fierit duke përcjellë mesazhe paqeje, besimi , shprese e ringjalljeje për t’u rikthyer sërish në kishë i pritur nga besimtarë të shumtë.
E Premtja e Zezë shënon vdekjen e Jezu Krishtit në kryq, për tu ringjallur mesnatën e të shtunës kohë kur kulmojnë edhe kremtimet e Pashkëve.
Top Channel