70 dele mes banesave, pleshta, miza dhe erë e rëndë. Ndërhyrja e Fiks Fare detyroi largimin e tufës së bagëtive nga lagjja në Himarë
Dy turistë shtetas belgë kanë mbetur të bllokuar për më shumë se katër orë gjatë zbritjes në Qafën e Valbonës, teksa po udhëtonin nga Thethi drejt Valbonës.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të rënda, të karakterizuara nga akulli dhe dëbora, lëvizja e tyre është bërë e pamundur, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve të kërkim-shpëtimit.
Në operacionin e zhvilluar në zonë kanë marrë pjesë banoret e Valbones Sajmir Kalbaj, Gaz Selimaj, si dhe dy punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin dhe asistimin e turistëve.
Pas ndërhyrjes, dy turistët janë nxjerrë nga zona e rrezikut dhe aktualisht ndodhen jashtë çdo rreziku për jetën, duke mbërritur në Valbonë.
Sipas burimeve nga terreni, kushtet në zonë mbeten të vështira për shkak të pranisë së akullit dhe dëborës, çka e bën qafën veçanërisht të rrezikshme për lëvizje.
Top Channel