“Opozita po trajtohet si fasadë në Kuvend”, zbardhet raporti i PD për selitë diplomatike në Shqipëri: Na refuzohen iniciativat ligjore, jemi përjashtuar nga procesi i integrimit
Në vijim të turit të komunikimit për “Punët e Shqipërisë”, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me pensionistët e Njësisë nr. 2 në kryeqytet mbi zhvillimet aktuale ekonomike dhe politikat sociale.
Ai theksoi se kjo kategori do të ketë prioritet në skemat mbështetëse të qeverisë dhe do të përfitojë nga rritja ekonomike që u reflektua edhe në rritjen e pensioneve.
Kryeministri deklaroi gjithashtu se paralelisht me rritjen e pensioneve, qeveria po punon për thellimin e reformës në këtë sektor, duke krijuar mundësi të reja kursimi për qytetarët, ku shteti do të kontribuojë për pensione më të larta në të ardhmen. Në fokus do të jetë edhe rishikimi i kuadrit ligjor për pensionistët e vetëpunësuar, ata që vazhdojnë të punojnë, si dhe përmirësimi i trajtimit financiar për personat me aftësi ndryshe.
Sakaq Rama tha se nga janari i vitit 2027 do të ketë sërish rritje të pensioneve dhe kështu me radhë deri në vitin 2030.
“Për çështjen e pensioneve besoj që tanimë jemi në një fazë tjetër. Ne e kemi pasur shumë problem faktin që nuk arrinim dot t’i rrisnim pensionet, faktin që ndërkohë që filluan të rriten pagat e filluan të vihen në vijë edhe investime pas një periudhe shumë të vështirë kur na u desh të lanim shumë borxhe, përsëri kur vinte puna tek pensionet dhe kishim të pamundur dhe ndesheshim në mënyrë të vazhdueshme me këtë stres nga ana e pensionistëve që realisht e kanë më të vështirë se të tjerët. E vetmja gjë që kemi bërë për vite të tëra ka qenë indeksimi i pensioneve, por indeksimi i pensioneve nuk është rritje në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe ajo që unë ju kam thënë dhe kam përsëritur në të gjitha rastet kur pyetesha ishte që e vërteta na pengonte të shkonim tek pensionet, sepse ekonomia nuk ishte në gjendje të na mbështeste një plan real rritje.
Më në fund ashtu sikundër e kishim dëshiruar dhe ashtu sikundër kishim përqendruar të gjitha forcat për t’ia dalë, erdhi momenti kur ekonomia na e krijoi këtë mundësi dhe për këtë arsye duke filluar nga janari i këtij viti juve merrni pensione më të larta dhe për këtë arsye në çdo janar pensioni do të rritet për gjithë muajt në vijim të çdo viti dhe janarin e ardhshëm rritja do të jetë dyfishi i rritjes së këtij janari. Janarin e 2028-s rritja do të jetë trefishi i këtij janari, në 2029 katërfishi dhe në 2030 pesëfishi, për të arritur tek ajo shumë, e cila na jep mundësinë që të realizojmë objektivat që kemi shpallur për ju dhe në ndërkohë mbi bazën e një plani të mbështetur financiarisht nga buxheti dhe të planifikuar në buxhet, i cili nuk lëviz dhe thënë kjo, ne ndërkohë kemi diskutuar edhe për të tjera ndryshime që do të bëjmë në skemën e pensioneve për të thelluar reformën e pensioneve, duke filluar të krijojmë edhe një hapësirë tjetër për të gjithë ata që do duan të kursejnë më shumë për të pasur një pension më të lartë në të ardhmen, ku shteti do të fusi kontributin e vetë.
Po ashtu do të rishikojmë edhe skemën aktuale për pensionistët e vetëpunësuar dhe për ata të që vazhdojnë të punojnë, pasi ka dhe aty hapësirë për të bërë disa disa axhustime, të cilat përsëri shkojnë në favor të pensionistëve, në ndërkohë që kemi diskutuar edhe mbështetjen për invalidët, të cilët kanë të drejtë të kërkojnë, që të trajtohen në mënyrë të barabartë. Për momentin kanë një kanë një diferencim, por e vërteta është që sidoqoftë ai që për shkak të punës ka humbur aftësinë për punë, nuk mund të lihet mbrapa atij që s’ka punuar asnjëherë, për shkak të aftësive dhe do ta korrigjojmë dhe këtë.
Por thelbi i gjithë këtyre që po them është ekonomia, është ndryshimi domethënës i ekonomisë tonë që na i jep këto mundësi, se të gjitha këto janë gjëra të drejta. Lajmi i mirë sot është që i kemi këto mundësi.
Lajmi i mirë sot është që kemi kaluar në një tjetër nivel, qoftë në aspektin e Prodhimit të Përgjithshëm. E kemi marrë vendin me nën 10 miliardë euro në total dhe sot jemi në afro 27 miliardë. E kemi marrë vendin me të ardhura për frymë nën 3 000 euro në vit, sot jemi mbi 11.000 euro dhe vetëm nga 2024 në 2025-ën të ardhurat për frymë janë rritur me mbi 1000 euro në vit, që do të thotë jemi në kushtet kur, edhe rritja ekonomike e qëndrueshme na ndihmon, të adresojmë shumë çështje që duheshin adresuar, por s’mund të adresoheshin.
E kemi marrë vend me 2 milion e ca turistë, ndërkohë që sot jemi tek 12 milionë turistë vizitorë me pasaporta të huaja, ku hyjnë edhe ata shqiptarë që kanë pasaporta të huaja, patjetër, që vijnë në Shqipëri për pushime, po kështu kalkulohen në të gjithë botën. Pasaportat e huaja 12 milionë dhe në atë kohë kemi pasur 300-400 milionë euro investime të huaja mesatarisht, sot jemi mbi 1.5 miliard dhe prapë ka hapësirë për të bërë më shumë dhe prapë kemi plane për të bërë më shumë“, u shpreh Rama gjatë bashkëbisedimit me pensionistët.
Top Channel