Analiza nga REL: Si e forcoi imazhin diplomatik Pakistani duke ndërmjetësuar armëpushimin SHBA-Iran
Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë një ceremonie mortore në Meksikë, ku dy gra u përfshinë në një debat të ashpër pranë arkivolit të një burri, duke pretenduar secila se kishte qenë e dashura e tij sa ishte gjallë.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjet, gjithçka nisi kur njëra prej grave iu afrua arkivolit dhe u shpreh me emocione: “Dashuria ime, do të më mungosh shumë”.
Situata mori kthesë të menjëhershme kur një grua tjetër ndërhyri duke e pyetur: “Kush je ti?”, duke çuar në një përplasje të fortë mes tyre.
Pasi gruaja e parë pranoi se kishte pasur një lidhje me të ndjerin, tensionet u rritën ndjeshëm, ndërsa të dyja u përfshinë në një debat që për pak sa nuk përfundoi me hapjen e arkivolit.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit e kanë cilësuar incidentin si një moment sa të pazakontë, aq edhe tronditës për një ceremoni mortore.
Top Channel