“Nuk është më Prokurore e Përgjithshme”, Pam Bondi nuk do të paraqitet për dëshminë mbi çështjen Epstein
SHBA-të duhet të zgjedhin mes luftës dhe paqes. Ky është mesazhi i drejtpërdrejtë i zëvendësministrit të Jashtëm të Iranit, Saeed Khatibzadeh, gjatë një interviste.
“Ata nuk mund t’i kenë të dyja në të njëjtën kohë. Ato përjashtojnë njëra-tjetrën, është mjaft e qartë”, u shpreh ai, duke theksuar se Uashingtoni duhet të mbajë një qëndrim të qartë.
Khatibzadeh i cilësoi sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Liban si një “shkelje të rëndë” të armëpushimit mes SHBA-ve dhe Iranit, duke kërkuar respektimin e marrëveshjes nga të gjitha palët.
“Irani u kërkon të gjithëve në Lindjen e Mesme t’i përmbahen kësaj marrëveshjeje dhe pret që amerikanët të bëjnë të njëjtën gjë me aleatët e tyre”, tha ai.
I pyetur nëse Teherani do të tërhiqet nga negociatat në rast se sulmet izraelite vijojnë, ai nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por theksoi se Irani mbetet i fokusuar në “mirëqenien e të gjithë Lindjes së Mesme”.
Top Channel