Të paktën 203 persona janë vrarë dhe mbi 1,000 të tjerë janë plagosur në Liban si pasojë e sulmeve ajrore izraelite gjatë ditës së mërkurë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.
Sulmet kanë përfshirë zona të ndryshme të vendit, në atë që konsiderohet si një nga ditët më të përgjakshme të përshkallëzimit të fundit të konfliktit. Raportime të tjera ndërkombëtare flasin për një numër edhe më të lartë viktimash, duke e cilësuar këtë si një nga ofensivat më të rënda në javët e fundit.
Ndërkohë, Irani ka reaguar ashpër, duke i cilësuar sulmet izraelite si një “shkelje të rëndë” të marrëveshjes së armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit. Sipas Teheranit, ky zhvillim rrezikon të minojë përpjekjet për uljen e tensioneve në rajon.
Nga ana tjetër, Izraeli ka deklaruar se operacionet e tij në Liban, të drejtuara kryesisht kundër objektivave të Hezbollahut, nuk përfshihen në marrëveshjen e armëpushimit dhe do të vazhdojnë.
Top Channel