Nga Kina në Golem dhe te Shkëmbi i Kavajës për prostitucion, arrestohen 4 gra
Policia e Vlorës ka arrestuar dy shtetas, të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale lidhur me lëndë narkotike, në kuadër të kontrolleve të zhvilluara në qytet dhe akset rrugore.
Gjatë një operacioni të specializuar të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në aksin rrugor Novoselë–Vlorë, u ndalua një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B. K., 26 vjeç, dhe pasagjer shtetasin E. Ç., 33 vjeç, të dy banues në Shijak, Durrës.
Kontrolli i automjetit nxori në pah 16.90 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e ndarë në doza. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 4 aparate celularë dhe vetë automjeti.
Pas përfundimit të veprimeve procedurale, të dy shtetasit u arrestuan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.
Top Channel