Pjesë e dosjes “Metamorfoza”/ Ekstradohet në Shqipëri Aleks Ndreka, pjesë e grupit kriminal dhe “siguruesi” i kushteve të vrasjes së tre personave
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, foli në Kuvend sa i përket ndryshimit të kalendarit, duke akuzuar mazhorancën pasi e ka marrë këtë vendim pa rënë dakord me opozitën.
“Në konferencën e kryetarëve ne nuk ramë dakord për kalendarin, për një arsye të thjeshtë. Aty, mazhoranca propozoi që të prezantohen edhe ndryshimet e rregullores pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pas shkeljes së Kushtetutës që kryetari i Kuvendit ka kryer.
Nuk e di çfarë informacioni ka mazhoranca që GJK do të zbardhë vendimin. Ne nuk ramë dakord për të kryer një seancë shtesë në javën e gjelbër vetëm me justifikimin që GJK do të zbardhë këtë vendim. Ndryshimet e rregullores, të cilat PD i dërgoi në GJK me një vendim që i dha të drejtë opozitës për shkeljet e rregullave të Parlamentit, janë rasti më flagrant që bashkëjetesa në këtë Parlament është shkelur me dy këmbë.
Ndryshimet e reja të prezantuara nga PS shkelin edhe të drejtat e komisioneve dhe kryetarëve të komisioneve të opozitës dhe nga ana tjetër krijojnë një superkomision, sikur po ndahen vilajete këtu në Parlament, njëri i nënës dhe të tjerët të njerkës.
Nëse GJK nuk e zbardh vendimin, ne do të vazhdojmë me kalendarin, me javën e gjelbër në javën e tretë të prillit”, tha ndër të tjera Tabaku.
Top Channel