Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe gjatë largimit përplasi një makinë të parkuar, arrestohet shoferi i dehur më Fier

09/04/2026 11:44

Një 37-vjeçar është arrestuar në Fier pasi rezultoi i dehur në timon dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Shtetasi me iniciale B.M., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar, gjatë largimit ka përplasur një makinë të parkuar.

Pas ndalimit, nga kryeja e testit të alkoolit rezultoi i dehur,

“U arrestua shtetasi B. M., 37 vjeç, banues në Roskovec, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin, dhe gjatë largimit, ka përplasur një automjet të parkuar, me pasojë dëme materiale. Pas ndalimit, nga kryerja e testit të alkoolit, ai rezultoi në gjendje të dehur. 37-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel