Video/ Ishin mbyllur që nga 28 shkurti, rihapen Vendet e Shenjta në Jerusalem
Donald Trump ka ashpërsuar retorikën ndaj NATO pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm Mark Rutte, duke akuzuar aleatët se nuk i kanë qëndruar pranë Shteteve të Bashkuara gjatë luftës me Iranin.
Menjëherë pas takimit, Trump reagoi në platformën Truth Social duke përsëritur kritikat ndaj Aleancës: “NATO nuk ishte aty kur na duhej dhe nuk do të jetë aty nëse na duhet përsëri”, duke shtuar edhe komente ironike për Groenlandën.
Deklaratat e tij vijnë në një moment tensionesh të shtuara mes Uashingtonit dhe disa qeverive evropiane lidhur me rolin dhe angazhimet brenda NATO-s. Nga ana tjetër, Rutte e përshkroi takimin si “të sinqertë dhe të hapur”, duke pranuar se presidenti amerikan është i zhgënjyer me disa aleatë, por theksoi se shumica e vendeve evropiane kanë ofruar mbështetje të rëndësishme logjistike dhe ushtarake.

Në një intervistë për CNN, Rutte nënvizoi se jo të gjitha vendet kanë përmbushur angazhimet, duke shtuar se e kupton pakënaqësinë e Trump. Ai madje deklaroi se bota është “më e sigurt” falë lidershipit të presidentit amerikan.
Paralelisht, administrata amerikane po shqyrton një plan për rishpërndarjen e trupave në Evropë. Sipas informacioneve nga The Wall Street Journal, propozimi parashikon zhvendosjen e forcave nga vendet që konsiderohen më pak mbështetëse drejt atyre më bashkëpunuese me strategjinë amerikane.
Aktualisht, SHBA mban rreth 84 mijë trupa në Evropë, ndërsa në diskutim është edhe mundësia e mbylljes së një baze ushtarake në vende si Spanja ose Gjermania. Në të kundërt, shtete si Polonia, Rumania, Lituania dhe Greqia mund të përforcohen me prani shtesë ushtarake.
Tapper: Is the world safer today than it was before the war was started?
Rutte: Absolutely… thanks to President Trump's leadership. pic.twitter.com/3WQcgPG91F
— Acyn (@Acyn) April 8, 2026
Një zhvendosje e tillë, sidomos më pranë kufijve të Rusisë, vlerësohet se mund të rrisë më tej tensionet me Moskën.
Kriza aktuale me Iranin është vetëm një nga episodet e fundit në marrëdhëniet e tensionuara mes SHBA-së dhe Evropës, të shoqëruara më herët edhe me përplasje për tarifat tregtare, çështjen e Ukrainës dhe propozimin e Trump për Groenlandën.
Top Channel