E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj Prej tre ditësh, përroi i fshatit Gorishovë, në njësinë administrative Cakran të Fierit, është ndotur rëndë nga mbetje hidrokarbure që dyshohet se shkarkohen nga vendburimi i Drenovës, nën administrimin e Albpetrol.
Uji i përroit ka marrë ngjyrë të errët dhe shoqërohet me një erë të fortë nafte, duke krijuar shqetësime serioze për banorët dhe duke dëmtuar tokat bujqësore përreth. Sipas banorëve të zonës, ndotja është e vazhdueshme dhe përmban përbërje të rrezikshme, duke përfshirë substanca acide që ndikojnë negativisht si në bimësi
“Ky kanal është shumë shqetësues për çdo gjë, për bimët dhe për njerëzit, sepse ka përmbajtje acidi. Këtu shkarkohen puset e naftës. Në mëngjes nuk hapim dot dritaret, mbytesh brenda në shtëpi. Nuk është jetë kjo.”, shprehet një nga banorët.
Banorët kundërshtojnë gjithashtu pretendimet se bëhet fjalë për mbetje Solari, duke theksuar se ndotja është qartësisht naftë bruto, e cila përmes përroit përfundon në lumin Vjosa.
“Këta pretendojnë se është solar, por kjo është naftë. E gjitha shkon në Vjosë. Ka tre ditë që jemi mbytur nga era e rëndë. Është katastrofë. Nuk e kuptojmë si lejohet kjo, kur Vjosa është shpallur park kombëtar”, tha një banor tjetër.
Kujtojmë se lumi Vjosa, që prej marsit të vitit 2023, mban statusin Park Kombëtar, duke qenë lumi i parë i egër në Evropë Ky status synon mbrojtjen e ekosistemit dhe ndalon ndërhyrje që dëmtojnë integritetin natyror të tij. Megjithatë, sipas banorëve, ndotja aktuale përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për këtë ekosistem, pasi ujërat e ndotura derdhen përfundimisht në Vjosë dhe më tej në det, duke përhapur ndotjen në një zonë më të gjerë.
Top Channel