“Ike nga salla më shpejt, të paktën thuaj të vërtetën”/ Balla i përgjigjet Tabakut: Gjykata Kushtetuese është në shkelje të vendimit të vet

09/04/2026 10:32

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, iu përgjigj deputetes së PD, Jorida Tabaku, e cila akuzoi mazhorancën për ndryshimin e kalendarit pa dakordësi.

“Për të qenë i vërtetë në ato që themi dhe të mos marrim përsipër të themi fjalë kur kemi ikur nga salla. Zonja nuk ka qenë pjesë deri në momentin kur ne kemi folur për kalendarin. Të paktën, kur çohesh këtu, mirë bën të thuash të vërtetën. Janë këtu të gjithë anëtarët e Konferencës së Kryetarëve. Nuk kemi diskutuar për çështje për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, por vetëm për detyrimin që ka Kuvendi i Shqipërisë, që menjëherë pasi GJK të zbardhë vendimin e saj.

Gjykata Kushtetuese është në shkelje të vendimit të vet. Brenda 30 ditësh nga data 23 shkurt, GJK duhet të kishte zbardhur vendimin e vet, këtë kemi thënë. Ndërkohë që nuk kemi hyrë fare në pjesën e ndryshimit të rregullores.

Kemi rënë dakord për kalendarin. Është e papranueshme të thuash që nuk kemi rënë dakord kur nuk ke qenë në sallë.

Sa i përket mocionit me debat, jam plotësisht dakord që duhej të zhvillohej. The këtu edhe për një mocion tjetër me debat për luftën kundër krimit të organizuar. E kemi bërë më 17 dhjetor. Është mbajtur ai. E bëre këtë gabim, ta falim.

Në nëntor të vitit të kaluar kemi bërë një konferencë kryetarësh dhe kemi rënë dakord për të bërë një bashkim të dy çështjeve në një mocion me debat: raportin e DASH-it, Departamentit Amerikan të Shtetit, jo ish-Dashit tuaj… dhe mocionin me debat që lidhet me nenin 18 të ligjit të Kuvendit të Shqipërisë për integrimin në BE. Edhe ju, edhe ne na ka kaluar afati i përcaktuar, tha ndër të tjera Balla.

Top Channel