E enjtja e madhe, besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për Pashkët

09/04/2026 20:03

E enjtja e madhe shënon një nga momentet më të rëndësishme të javës së Pashkës në Korçë, ku tradita dhe besimi ndërthuren në një ritual të veçantë lyerjen e vezëve të kuqe.

84-vjeçarja Valentina Stefa, tregon për këtë traditë të veçantë që e ka shoqëruar ndër vite.

Ajo shpjegon me një vezë në dorë çdo hap të përgatitjes, duke treguar përkushtimin dhe dashurinë për këtë zakon të trashëguar brez pas brezi që u ruajt gjatë viteve të vështira të komunizmit.

Për Valentinën, veza e kuqe mbetet simbol i jetës dhe ringjalljes, një traditë që nuk mungon në asnjë tryezë ortodokse në ditët e shenjta të Pashkës.

Top Channel