Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse
Hezbollahu përsëriti refuzimin e tij për çdo negociatë të drejtpërdrejtë midis Libanit dhe Izraelit, pas deklaratës së kryeministrit Benjamin Netanyahu se kishte urdhëruar qeverinë e tij të fillonte bisedimet me Bejrutin.
“Ne përsërisim refuzimin tonë për çdo negociatë të drejtpërdrejtë me armikun izraelit dhe theksojmë nevojën për të mbrojtur parimet kombëtare, duke përfshirë tërheqjen izraelite, ndërprerjen e armiqësive dhe kthimin e banorëve në fshatrat dhe qytetet e tyre”, tha një zyrtar i Libanit.
Ndërkohë më herët kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se ka urdhëruar nisjen sa më të shpejtë të negociatave të drejtpërdrejta me Liban.
Sipas tij, vendimi vjen pas kërkesave të përsëritura nga pala libaneze për hapjen e dialogut. Netanyahu theksoi se bisedimet do të fokusohen në çarmatimin e Hezbollah dhe në vendosjen e marrëdhënieve paqësore mes dy vendeve.
Ai shtoi se Izraeli e vlerëson gjithashtu thirrjen e fundit të kryeministrit libanez për evakuimin e Bejrut, në një kohë tensionesh në rritje në rajon.
Top Channel