80-vjeçarja ruan traditën e së ‘Enjtes së Madhe’, lyen 200 vezë për festën e Pashkëve

09/04/2026 15:49

Parashqevi Gjika është 80 vjeçe dhe gjithë jetën e saj ka ndjekur dhe respektuar traditat ortodokse. Ajo mësoi të lyente vezët e kuqe në të enjten e madhe nga nëna e gjyshja në fshatin e largët Grabovë të Gramshit.

Plot 200 vezë qëndrojnë në tryezën e çiftit të moshuar në pritje të plot miqve e familjarëve në festën e rëndësishme të besimtarëve ortodoksë, Pashkët.

Nënë Shqipja nuk ka humbur asnjë kreshmë e asnjë pashkë, edhe atëherë kur frika ishte e madhe.

Besimtarët Ortodoksë përgatisin vezët e kuqe në të Enjten e Madhe e cila kushtohet Darkës Mistike që Krishti kremtoi me dymbëdhjetë apostujt e tij.

Top Channel