“Keni marrë gjobë për shpejtësinë”/ Kujdesni nga mesazhet për gjobat e makinës, policia: Mos klikoni linqet
Një raport për numrin e të burgosurve që kanë ndërruar jetë në qeli, ka evidentuar një situatë ‘lufte’, ku nga periudha janar 2020- shtator 2025 kanë humbur jetën 134 persona, ndërkohë që 5 të tjerë janë deklaruar të vdekur në tre muaj e parë të 2026.
Avokati Saimir Vishaj, në një intervistë për Top News me gazetarin Xhoi Malësia, tha se është e nevojshme që të paraqitet një raport për kthimin e dispozitës për lirimin e personave që vuajnë nga sëmundjet e rënda.
Ai tha se ka pasur raste kur vetë i është drejtuar Gjykatës për të shuar masën për të dënuar që kanë qenë në gjendje të rënduar për jetën, por edhe pas raportit të ekspertëve, nuk është marrë parasysh, duke çuar në humbjen e jetës brenda qelisë.
Një tjetër shqetësim që ai evidenton lidhet me kushtet higjienike të burgjeve, duke shtuar se sëmundjen ngjitëse po shtohen, si SIDA.
“Personat në gjendje të rëndë shëndetësore duhet të lirohen. Janë liruar njerëzit e shëndetshëm, ata me sëmundje të pashërueshme vdesin në duart e gardianëve. Të përgatitet një raport për kthimin e dispozitës për lirimin e personave që vuajnë nga sëmundjet e rënda.
E kam vënë re gjendjen e tyre, që nuk kanë pasur shpëtim, dhe i jam drejtuar Gjykatës për shuarje dënimi, por Gjykata nuk i ka besuar ekspertëve që kanë thënë ka dhe dhjetë ditë jetë. Mendoj se ajo shkolla e magjistraturës nuk duhet të jetë veç në libra, por t’i çojnë një ditë të shikojnë gjendjen e të burgosurve apo të paraburgosurve dhe pastaj të vendosin, se për të lexuar libra jemi të gjithë por puna është se çfarë ndodh në terren. Jemi vendi që të burgosurve vdesin në duart e gardianëve.
Është gjendje alarmante dhe duhet reagim. Edhe kushtet higjieno-sanitare janë të rënda. Burgjeve duhet t’u kthehet normaliteti. Kemi që në dhjetor që i gënjejmë të burgosurit për një amnisti. SIDA po pushton burgjet, numri i të prekurve me SIDA po rritet me hapa galoponte”, tha ai.
Top Channel