Gjykata Kushtetuese merr vendimin për Ilir Metën, ish-presidenti mbetet në burg
Pas vendimit të Bordit të Transparencës për të ulur me 4 lek çmimin e naftës, duke u treguar me 220 lekë për litër, deputeti i PS Erion Braçe shprehet se kjo ishte e pritshme pas armëpushimit në Lindjen e Mesme.
Krahas kësaj, Braçe ngre një tjetër shqetësim që thotë se ka vërejtur këtë periudhë në Tiranë. Ai tha se edhe pse çmimi i karburantit është rritur ndjeshëm, sheh një numër të shtuar automjetesh në qarkullim.
Socialisti shton se qeveria do duhej që të kishte ndërhyrë me masa për të lehtësuar këtë ‘barrë’ të rritjes së çmimeve, ku një prej tyre mund të ishte puna nga shtëpia ose transport publik të subvencionuar.
Reagimi i Braçes:
TIRANAEMADHE #NAFTA
BORDI ULI CMIMIN TANI;
NAFTA DO KUSHTOJ 220LEKE PER LITER!
Natyrisht reflekton ARMEPUSHIMIN NE LINDJEN E MESME dhe ANGAZHIMIN E IRANIT PER TE HAPUR NGUSHTICEN E HORMUZIT!
Nderkohe me kane bere pershtypje dy gjera;
E para, po si ka mundesi qe keto dite me CMIME TE LARTA NAFTE, ka me shume levizje dhe me shume trafik??!!
Na mungon shume nje ndjenje kursimi qe mban larg konsumin tone te perditshem nga CMIMET E KARBURANTEVE dhe pranojme te paguajme shtrenjte!!
E dyta, me dhemb fakti qe ne-MAXHORANCA patem thjeshte vetem dy masa ne kete situate-Bordin dhe Reduktimin me 20% te AKCIZES;
Asnje mase per te nxitur kursimin-me pak dite pune ne jave (u kujdes Zoti per kete me Bajram, Pashke Katolike e kete jave Ortodokse), pune nga shtepia, transport publik te subvencionuar;
Po e le menjane kerkesen per tu marre me tregun-konkurrencen ne te dhe evazionin fiskal te rende!
Kam disa video ketu qe mi kane cuar qytetare te ndryshem e ku degjohen shitesit ne pompe:
A E DO FATUREN?!
Po mire cdomethene kjo? Per cdo shitje me pyetjen A E DO FATUREN dhe pa FATURE, ku raportohet, si tatohet ëëë?!
NUK DI! E kam per shtetin kete se me Luixhin kemi mbaruar pune-deshira e tij per naften 500 leke litri nuk u plotesua!!
Top Channel