Përfshihet nga flakët godina 5-katëshe në Gjirokastër, shërbimet zjarrfikëse në vendngjarje
08/04/2026 14:23
Një banesë sapo është përfshirë nga flakët e zjarrit në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër.
Shkak janë bërë punimet me saldaturë tek një shkallë metalike, ajo çka vuri në alarm familjen e shtetasi me iniciale T.H., e cila, kur ka parë që flakët u bënë agresive, ka lajmëruar forcat zjarrfikëse, që kanë ardhur menjëherë në vendngjarje duke evituar rrezikun e përhapjes së flakëve në apartamentet e tjera të godinës 5-katëshe.
Përveç dëmeve materiale, nuk janë konstatuar lëndime tek njerëzit.
Top Channel