PD paraqet propozimin e për uljen e çmimit të naftës, kërkon shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar në Kuvend

08/04/2026 12:56

Partia Demokratike ka kërkuar që i ka kërkuar Kuvendit që të kalojë me procedurë të përshpejtuar propozimin e saj për uljen e çmimit të naftës.

Grupi parlamentar i opozitës kërkon që ky propozim të përfshihet në seancën plenare të 16 prillit, si një masë emergjente që do të sillte shmangien e pasojave ekonomike që rëndojnë mbi qytetarët.

Propozimi i Partisë Demokratike kërkon vendosjen e akcizës së ndryshueshme për lëndët djegëse.

Sipas PS e gjithë TVSH-ja që akumulohet nga rritja e çmimit të karburantit do të shkojë automatikisht për uljen e akcizës së naftës.

“Nëse kjo masë do të aplikohej, sot çmimi i naftës nuk do të ishte më i lartë se 180 lekë për litër”, thotë PD.

 

Top Channel