Një ditë para mbledhjes së Gjykatës së Lartë për masat e arrestit me burg, Berisha paralajmëron: Do përfitojë Veliaj, Sadushi kërcënon sigurinë e vendit

08/04/2026 14:23

Në mbledhjen e Grupit Parlamentarë të Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se nesër Kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi do të dalë më një vendim që kërcënon sigurinë e Shqipërisë, ku sipas tij do të paraqesë aktin për të liruar të paraburgosurit që qëndrojnë në qeli pa vendim të formës së prerë.

Kjo sipas Berishës po bëhet për të liruar Erion Veliajn dhe bosë të botës së krimit.

“Nesër Sadushi në një akt që kërcënon absolutisht sigurinë e Shqipërisë dhe vendet e rajonit, del me vendimin që ata që janë në paraburgim pa vendim të prerë të dalin. Ky është vendimi Veliaj, por nga ky vendim përfitojnë dhjetëra bosë të drogës. Është gjet rruga e paqes mes klaneve mafioze”, tha Berisha.

Ditën e nesërme do të mblidhet Kolegji i Bashkuar i Gjykatës së Lartë, për të shqyrtuar çështje që lidhen me masën e sigurisë “arrest në burg”, mbledhje së cilës Berisha i referohet.

Top Channel