Ambasada amerikane: Policia e Shtetit pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas marrëveshjes për armëpushimin dyjavor ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke e përshëndetur.
Shqipëria ka mbështetur vazhdimisht përpjekjet për ulje të tensioneve, vetëpërmbajtje dhe dialog kuptimplotë, shton Ministria e Jashtme.
“Ndërprerja e furnizimeve globale me energji, përfshirë ndikimin e paqëndrueshmërisë rreth Ngushticës së Hormuzit, vijon të prekë ekonomitë në mbarë botën, duke theksuar urgjencën e rivendosjes së stabilitetit dhe garantimit të rrjedhës së lirë të tregtisë detare.
Ne vlerësojmë rolin konstruktiv të luajtur nga Pakistani, Egjipti, Turqia dhe Arabia Saudite në mbështetje të përpjekjeve për ulje të tensioneve dhe dialog.
Respektimi i armëpushimit dhe angazhimi me mirëbesim drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme do të përbëjnë një kontribut të drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal, sigurinë dhe paqen për të gjithë”, thuhet në reagim.
Top Channel