Libani, kusht për paqen/ Irani: Izraeli të ndalë sulmet. Netanjahu: E kemi gishtin në këmbëz

08/04/2026 22:38

“Shtetet e Bashkuara duhet të zgjedhin midis vazhdimit të luftës nëpërmjet Izraelit ose një armëpushimi”, tha ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi.

Në këtë mënyrë Teherani e ka vendosur këtë pikë si kusht të rëndësishëm paqen në Lindjen e Mesme. Gjatë ditës së mërkurë, vetëm pak orë pas marrëveshjes SHBA-Iran, Izraeli lëshoi 160 bomba për 10 minuta mbi Bejrut, duke vrarë më shumë se 200 persona.

Kjo solli më pas reagimin e ashpër të Iranit, por kryeministri izraelit, Beniamin Netanjahu deklaroi se “e kanë gjithçka nën shënjestër dhe se do të sulmojnë Iranin në çdo moment që ai do të shkelë armëpushimin dyjavor”.

Të enjten presidenti Donald Trump do të presë në Shtëpinë e Bardhë sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ndërsa kur u pyet për mundësinë që SHBA do të tërhiqet nga aleanca, zëdhënësja e shtëpisë së Bardhë, Karloine Leavitte u shpreh se “Lufta e amerikanëve me Iranin ishte një test i rëndësishëm për NATO-n dhe aleanca dështoi të merrte përgjegjësitë që I takonin”.

Top Channel