JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale për Orban në Hungari, Presidenti i SHBA: Viktor ka bërë punë fantastike

08/04/2026 12:50

Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, i ka shprehur mbështetjen kryeministrit hungarez, Viktor Orban, gjatë një fushate elektorale në Budapest, përmes një lidhjeje telefonike.

Trump e quajti Orban “një njeri fantastik” dhe përmendi marrëdhënien e mirë mes tyre. Mbështetja u dha ndërsa zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ishte prezent në fushatë, duke mbajtur telefonin në altoparlant për të transmetuar mesazhin e Trump për përkrahësit e Orban.

Telefonata e Trump erdhi vetëm disa orë pasi presidenti kërcënoi me vdekjen e një qytetërimi të tërë nëse Irani nuk e përmbushte afatin e tij për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Ai bën një punë të mirë, mbajeni mend këtë. Ai nuk lejoi njeri/ vend të sulmonin vendin tuaj dhe të pushtonin vendin tuaj siç kanë bërë të tjerët. Ai e ka mbajtur vendin tuaj të mirë, ai i ka mbajtur hungarezët në vendin tuaj. Dhe ai ka bërë një punë fantastike.”

Kjo lëvizje bëhet vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare në Hungari, ku Orban dhe partia e tij Fidesz përballen me një sfidë të fortë elektorale, sipas sondazheve që tregojnë se mund të humbin pas 16 vitesh në pushtet.

Orban, i cili përshkruan qeverisjen e tij si “demokraci jo-liberale”, ndan disa nga temat kyçe të epokës Trump: politika të ashpra anti-imigracion, mosrespektim të normave liberale, kritika ndaj institucioneve globale dhe sulme ndaj mediave, universiteteve dhe organizatave jofitimprurëse. Ai ishte lideri i parë europian që mbështeti Trump gjatë fushatës presidenciale të 2016.

Top Channel