SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan/ Dy delegacionet takohen në Islamabad të shtunën për një zgjidhje afatgjatë
Në Ngushticën e Hormuzit janë bllokuar mbi një mijë anije, përfshirë cisterna nafte, transportues të mallrave me shumicë dhe anije kontejnerësh.
Marina iraniane ka paralajmëruar se çdo anije që tenton të kalojë pa autorizim do të shkatërrohet, ndërsa mediat zbulojnë se regjimi i Teheranit synon që në të ardhmen anijet të paguajnë një tarifë prej një dollari për fuçi nafte, ose ekuivalentin në kriptomonedhë “Bitcoin”.
Ngushtica e Hormuzit, ku kalon rreth 20% e tregtisë botërore të naftës, mbetet një pikë kyçe strategjike dhe ekonomike. Pavarësisht tensioneve të vazhdueshme edhe pas armëpushimit mes SHBA dhe Iranit, çmimi i naftës pësoi rënie në tregjet ndërkombëtare me rreth 15%.
Sipas të dhënave, afërsisht 175 milionë fuçi naftë bruto dhe nënprodukte të saj janë ngarkuar aktualisht në 187 cisterna në
Gjirin Persik, të cilat po presin të fillojnë të lëvizin. Ato do të kalojnë përmes kontrollit të ushtrisë revolucionare “Pasdaran” dhe pastaj drejt detit të hapur pas një pagese që do të jetë e gjithsesi e kushtueshme.
Top Channel