Inside Story/ Ekskluzive, zbulohen bakteret e rrezikshme në sallat operatore
Mbyllja e 10 sallave operatore në Spitalin e Traumës është një situatë e pazakontë që, siç zbuluam më sipër, e ka zhytur shërbimin në kolaps.
Pas denoncimeve të shumta që na sqaruan situatën, ne mësuam rreth rikonstruksionit që, çuditërisht, po kryhet duke i mbyllur të gjitha sallat, duke lënë vetëm 3 të urgjencave.
“Faturën e paguajnë qytetarët; alarmi është për mungesën e aftësisë menaxhuese të sistemit shëndetësor,” u shpreh mjeku Besnik Jakaj.
Për të kuptuar situatën, ne u futëm në ambientet e brendshme të spitalit për të parë nga afër punimet. Por, nga ecjet brenda ambienteve, vihej re se në fakt nuk kryhej asnjë punim. Pra, askush nuk shqetësohej për zvarritjet, edhe pse lista e qytetarëve në pritje për shërbim është me mijëra…
Situata ishte e njëjtë për ditë me radhë. Të paktën, deri kur u mësua se Inside Story po hulumtonte rreth kësaj problematike.
Ne shkuam sërish në ambientet e spitalit, dhe diçka lëvizi. Tashmë, nëpër ambientet e parashikuara në projektin e rikonstruksionit kanë nisur punimet.
Punimet në tërësi pritet të zgjasin 2 vite, por mendohet se sallat do të bëhen gati brenda një kohe më të shkurtër, në mënyrë që të rinisin operacionet.
“Tani po merrem për spiliatrozën kur të rregullohet salla e operacionit, se janë hequr ato aparaturat,” u shpreh qytetari.
“Nga tani se di unë, kur të më thirrin kam bërë unaza, ku di gjë unë,” tha qytetari.
“Se nuk është gati salla e operacionit, kur ta ka thënë këtë, para një muaji, keni pasur shqetësime? Po, kemi pasur shqetësime. Jo, nuk na ka dhënë një datë. Ilaçe jo, se nuk ka për ilaçe, vetëm operacion,” u shpreh qytetari.
Top Channel