Inside Story/ Ekskluzive, zbulohen bakteret e rrezikshme në sallat operatore
Situata është e njëjtë edhe për një tjetër paciente që ka sqaruar sfilitjet e saj në sistemin shëndetësor. Përballja e parë me sistemin ishin analizat; radha për t’i bërë i takonte pas 3 muajsh.
Në pamundësi për të pritur aq gjatë, i kreu ekzaminimet në privat, mori përgjigjet dhe u drejtua për tek Spitali i Traumës. Ajo ka probleme me tiroidet që i janë zmadhuar në përmasa serioze.
Në këtë situatë, ajo nuk mund të marrë mjekim. E vetmja formë shërimi është operacioni dhe heqja e tyre. Bashkëshorti shprehet i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të saj, teksa do të duhet të presë edhe për shumë kohë sa t’i vijë radha…
“Gruan e kisha sëmurë me tiroide, vazhduam të bëjmë analizat por ishin me planifikim e radha vinte pas 3 muajsh. U detyrova dhe shkova i bëra analizat te privati”, u shpreh qytetari.
“Erdhëm te doktori, doktorët përfundimisht nuk na operojnë sepse janë bllokuar sallat e operimit’ u shpreh qytetari.
“Sallat e operimit janë mbyllur se janë në rikonstruksion, tani ne si pacientë çfarë të bëjmë, doktorët nuk na bëjnë se s’kanë ku të operojnë’ u shpreh qytetari.
“Ka të gjitha shqetësimet se ka efekte anësore nga nervi, nga frymëmarrja, nga të gjitha, ka shumë pasoja, tiroidet janë sëmundje që kanë efekte anësore’ u shpreh qytetari.
‘Nuk japin kurim më, se ka vajtur në atë pikë që është operimi’ u shpreh qytetari.
Çifti i bashkëshortëve shprehen se nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për t’iu drejtuar sistemit privat, ndaj janë të detyruar të presin pafundësisht. Ai merr pension të ulët, ndërsa e shoqja nuk përfiton asgjë. Në këto kushte i mbetet vetëm të presë me shpresën se rikonstruksioni i spitalit do të përfundojë shpejt.
“Nuk kam mundësi, 100 mijë lekë pension kam, ajo është pa pension fare, ne dy veta jemi”, u shpreh qytetari.
“Apeli është me ia bërë drejtorisë së shëndetësisë në bashkëpunim me ministrinë që sallat e operimit të rikonstruktohen, por jo të gjitha njëherësh’ u shpreh qytetari.
“Kjo sëmundje nuk pret 3 muaj, as 6 muaj, kjo sëmundje është sot për sot dhe minutë për minutë këto e bëjnë, sikur të jetë me planifikim prapë mirë, por këtu s’e dimë kur përfundojnë”, u shpreh qytetari.
Kjo është situata në të gjitha shërbimet që ofrohen tek Trauma. Kaosi që ka përfshirë këtë spital ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta te qytetarët që rrezikojnë shëndetin. Spitali pretendon se të gjitha shërbimet ofrohen, pasi është bërë një organizim i punës me dy turne duke përdorur sallat e operacionit në bllokun e urgjencës, megjithatë pacientët dëshmojnë të kundërtën.
Trauma: Stafi mjekësor dhe teknik po punon në koordinim të plotë për të siguruar vazhdimësinë, efikasitetin dhe cilësinë më të lartë të kujdesit shëndetësor, duke përmbushur nevojat e çdo pacienti që kërkon trajtim. Ky organizim garanton që asnjë shërbim nuk do të ndërpritet dhe se trajtimi i pacientëve do të vazhdojë në përputhje me standardet më të larta mjekësore.
“Kështu që edhe sot ka qenë, ka pyetur, nuk i kanë dhënë përgjigje, i kanë thënë emrat i ka drejtoria, kur të vijë radha të marrin vetë në telefon”, u shpreh telefonuesi.
Lidhur me këtë pretendim të pacientit, drejtoria e spitalit ka një tjetër qëndrim.
Trauma: Lista operatore e programimeve hartohet nga Shefi i Bllokut Operator, bazuar në kërkesat e Shefave të Klinikave, sipas një grafiku që ndjek grafikun e Shërbimit të Urgjencës 24 orësh. Kjo miratohet më pas nga titullari i institucionit.
‘”Kanë thënë që i kanë mbyllur sallat e operimit në rikonstruksion, nuk kemi asnjë të dhënë se kur”, u shpreh telefonuesja.
“Ata thanë që njëherë për njëherë nuk kemi vend se spitali është i bllokuar komplet, është në rregullim’”, u shpreh qytetari.
“Tani nuk kam çfarë me bo unë se kur nuk ke pare, ka thënë i madhi, s’ke, s’ke ç’bëjmë”, u shpreh qytetari.
Top Channel