Gjykata Kushtetuese merr vendimin për Ilir Metën, ish-presidenti mbetet në burg
Të martën, fermerët protestuan para Ministrisë së Bujqësisë për heqjen e naftës nga lista e masave të mbështetjes në skemën kombëtare.
Fermerët Dashamir Çela dhe Ylli Jangozi, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëria Live”, folën mbi takimin e djeshëm me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla, dhe atë të Financave, Petrit Malaj.
Ata paralajmërun për përshkallëzim në rast se s’ka reflektim, duke thënë se do të nxjerrin në rrugë traktorët, do bllokojnë Ministrinë e Bujqësisë dhe do të derdhin qumështin.
“Duhet pyetur Ministria pse nuk merr parasysh kërkesat tona. Ishte hera ime e parë që dilja në protestë. Na ka shkuar thika në palcë, atje ku nuk mban më. Ne nuk kemi naftë në traktor, pas naftës vjen fara e pastaj plehrat kimike. Na dha afat një muaj (ministria), është vonë. Fermeri ka nevojë sot, sepse do mbjellë misrin. Ka mundësi sot? Se nesër do jetë vonë. Misri është ushqimi bazë në fermë”, u shpreh Ilir Jangozi, fermer.
“Ne kishim kërkuar pesë pikat tona, por prisnim të shpallej skema e subvencioneve. Kur u shpall, ishim shumë të pakënaqur. Ishte një skemë që ne nuk na favorizonte fare, as në një vit normal, jo më sot. Ndaj morëm iniciativën të dilnim në protestë para Ministrisë së Bujqësisë për të parashtruar kërkesat tona. Përgjigjet nuk janë në favorin tonë, pasi Ministria e Bujqësisë dhe e Financave nuk japin para apo mbështetje për fermerin dhe blegtorin shqiptar. Vetëm ministritë tona rrinë larg fermerit.
Pas një muaji nuk ka bisedime më, sepse i kemi ezauruar. Nëse nuk reflektojnë dhe nuk shohim gjëra konkrete, do marrim masa për përshkallëzim, nga dalja me traktorë te bllokimi i Ministrisë së Bujqësisë, e deri te derdhja e qumështit. Çfarë të kemi në dorë. Po nuk reaguan… është situatë kritike”, tha Dashamir Çela, fermer.
Top Channel