Garda Revolucionare e Iranit ngre dyshimet për shkeljen e armëpushimit: Rrëzuam një dron izraelit, çdo ndërhyrje nga armiku do të…

08/04/2026 17:27

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se ka rrëzuar një dron të prodhuar në Izrael në jug të vendit, duke paralajmëruar për një shkelje të mundshme të armëpushimit që sapo ka hyrë në fuqi.

Sipas një njoftimi për shtyp të publikuar nga agjencia e lajmeve Fars dhe televizioni shtetëror iranian, “pak minuta më parë, një dron Hermes 900 u kap dhe u shkatërrua në qiellin e qytetit Lar, në provincën Fars”.

“Çdo ndërhyrje e një avioni armik amerikan ose sionist në hapësirën ajrore kombëtare, edhe pa një operacion ushtarak, konsiderohet shkelje e armëpushimit dhe do të çojë në një përgjigje të fortë”, deklaroi Garda Revolucionare.

Top Channel