Nën kërcënimin e thikës terrorizoi punonjësen dhe vodhi një shumë parash në një dyqan, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë Zhvillimet në tregjet ndërkombëtare të 24 orëve të fundit si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme të cilat sollën një armëpushim 2 javor, kanë nxitur një rënie të çmimeve të karburanteve jo vetëm në bursa por edhe në vendin tonë.
Bordi i Transparencës në mbledhjen e kësaj të mërkure ka vendosur uljen e çmimit të naftës me 4 lekë, duke bërë që ky produkt të tregtohet për 220 lekë litri. Nga ky vendim mbetet i pandryshuar çmimi i benzinës e cila do të vijojë të tregtohet për 181 lekë litri.
“Një situatë e tillë sidomos për çmimin e naftës duhet të ketë një reflektim jo të vonuar edhe për tregjet tona sikundër siç kemi parë edhe rritja u përkthye shpejt për shkak se Shqipëria është një vend importues neto”, u shpreh eksperti i ekonomisë Adrian Civici.
Çmimet e naftës në tregjet botërore ranë ndjeshëm. Nafta e papërpunuar brent e cila përdoret si pikë reference edhe për bursën e Mesdheut, ra nga 110 dollarë për fuçi në 92 dollarë për fuçi ose thënë ndryshe me rreth 16%. Ndërsa në doganë treguesi Platts ishte sot 1570 USD nga 1617 që ishte të premten e javës së kaluar kur u mbyll bursa.
“Rikuperimi i të gjithë tregjeve nga një konflikt kërkon kohë të cilat kanë ndikuar kështu në një sër sektorësh zinxhir duke u përkthyer në rritje kostosh si në energji transport, por dhe produkte të tjera konsumi”, u shpreh eksperti.
Çmimet e caktuara nga Bordi i Transparencës për karburantet do të hyjnë në fuqi që nga ora 15 e 30 e ditës së sotme, të cilat pritet të reflektohen nga të gjitha pikat e shitjes me pakicë.
Top Channel