Zbardhen vendimet e Qeverisë, ndryshon ligji për tatimin mbi të ardhurat. Projekt 100 milionë euro për “Portën e Alpeve”, dyfishohet honorari për programin pas shkollës 10/04 11:16
Aleatët e opozitës, Fatmir Mediu, Agron Duka, Tedi Blushi dhe Vangjel Dule kanë zhvilluar një takim këtë të mërkurë me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën.
Burime për gazetaren e Top Channel, Elda Menga bëjnë me dije se në fokus të bisedës së aleatëve me kreun demokrat ishin reforma Zgjedhore dhe Administrativo-Territoriale.
Të njëjtat burime bujnë me dije për Top Channel se takimi është thirrur nga Berisha për të dakordësuar qëndrimin lidhur me këto dy reforma, ndërkohë mësohet se lideri i opozitës do ftojë edhe parti të tjera jashtë parlamentare për të pasur një qëndrim të përbashkët në Kuvend.
Pjese e diskutimit ishte dhe mobilizimi opozitar për protestën e 17 prillit.
Top Channel