Armëpushimi në Lindjen e Mesme, ish-ministri Vengu: Efektet janë reflektuar në çmimet e naftës, vijojnë masat e kontrollit për parandalim të abuzimeve

08/04/2026 16:08

Ish-ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu shprehet se marrëveshja mes SHBA dhe Iranit për armëpushim prej 15 ditësh, mund të rihapë në mënyrë të qëndrueshme ngushticën e Hormuzit dhe se efektet e para janë reflektuar në çmimet e naftës.

Sipas tij, kur çmimet ndërkombëtare bien, çmimet në shitjen me pakicë duhet të bien gjithashtu dhe në të njëjtën masë. Vengu shton se qeveria dhe agjencitë ligjzbatuese kanë garantuar përgjatë kësaj periudhe një kontroll efektiv dhe masa zbutëse ndaj presionit të çmimeve, në mënyrë që të mos ketë abuzime.

“Armëpushimi 15-ditor mes SHBA dhe Iranit mund të rihapë në mënyrë të qëndrueshme ngushticën e Hormuzit. Efektet e para janë reflektuar tashmë në çmimet e naftës.

Kur çmimet ndërkombëtare bien, çmimet në shitjen me pakicë duhet të bien gjithashtu dhe në të njëjtën masë.

Qeveria dhe agjencitë ligjzbatuese kanë garantuar përgjatë kësaj periudhe një kontroll efektiv dhe masa zbutëse ndaj presionit të çmimeve.

Të njëjtat mekanizma do të garantojnë që, i gjithë zinxhiri nga importuesit te distributorët, askush mos të përfitojë nga kriza. As dje, as sot, as nesër”, shprehet ai.

Top Channel