40-vjeçari tenton t’i arratiset policisë, por aksidentohet me makinë/ Niset drejt urgjencës së Fierit

08/04/2026 21:54

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit.

Një drejtues automjeti, i identifikuar si Besmir Mustaj, 40 vjeç, pasi nuk i ka ndaluar policisë, në përpjekje për tu larguar, është përplasur me një automjet të parkuar.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit është dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë , forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në komisariat.

Top Channel