Skandali me subvencionet bujqësore të BE-së, Mitsotakis premton reforma dhe luftë ndaj shtetit paralel
Sulmet ajrore të kryera në Teheran kanë shtuar ndjeshëm pasigurinë dhe frikën tek qytetarët iranianë.
Banorë të kryeqytetit dhe zonave përreth thonë se situata po përkeqësohet dhe se ndihen të pafuqishëm përballë sulmeve.
Pas deklaratave kërcënuese nga presidenti amerikan Donald Trump për goditje ndaj infrastrukturës civile, shumë familje kanë nisur të grumbullojnë furnizime me ushqime. Disa po mbushin ujë dhe po sigurojnë ushqime për disa ditë, ndërsa të tjerë druhen se ndërprerja e energjisë elektrike do ta bëjë jetesën të pamundur.
Disa banorë shprehen se edhe përpjekjet për t’u përgatitur mund të jenë të kota nëse sulmet intensifikohen. Ka familje që kanë siguruar edhe mjete mbrojtëse, nga frika e një situate më të rëndë në vijim.
Qytetarët theksojnë se me vazhdimin e sulmeve, Irani rrezikon të bëhet i pajetueshëm. Sipas tyre, rikthimi në normalitet duket gjithnjë e më i largët, ndërsa e ardhmja mbetet e paqartë dhe e zymtë.
Top Channel