Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, reagon policia: Ishte bombol gazi, tre automjete dhe tetë biznese të dëmtuara

06/04/2026 00:20

Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me shpërthimin e fuqishëm që ngriti në këmbë Lezhën pak para mesnatës së sotme.

Sipas bluve ka shpërthyer një bombol gazi në një biznes.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të shumta materiale në tre mjete të parkuara dhe 8 biznese ngjitur me vendngjarjen.

”Rreth orës 23:00, të datës 05.04.2026, në qytetin e Lezhës, në brendësi të një biznesi (lokal byrektore), në pronësi të shtetasit K. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në lokal, janë dëmtuar xhamat e 3 automjeteve të parkuara pranë tij, si dhe janë konstatuar dëmtime të jashtme në dy bizneset ngjitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të shpërthimit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Top Channel