Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

06/04/2026 12:32

Dy gra i kanë dhënë fund jetës këtë të hënë në Vlorë, duke u hedhur nga lartësia.

Policia sqaron se rreth orës 05:10, në lagjen “Kushtrimi”, shtetasja B. L., 62 vjeçe, u gjet pa shenja jete në rrugë nga shërbimet e urgjencës mjekësore. Paraprakisht dyshohet se ajo është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës së saj.

Gjithashtu sot, rreth orës 08:10, në zonën e Transballkanikës, në vendin e quajtur “Kulla Fegaj”, shtetësja Dh. M, 78 vjeçe dyshohet se ka rënë  nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj. Ajo u transportua në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndërroi  jetë.

Dyshohet se të dyja shtetaset vuanin nga probleme të shëndetit mendor.

Top Channel