Biznese të shkatërruara nga shpërthimi i bombolës së gazit në byrektore, pronari i lokalit: Gjendja katastrofë, mijëra euro dëm

06/04/2026 11:15

Pronari i lokalit në Lezhë, pranë zonës ku ndodhi shpërthimi, është shprehur se dëmi është shumë i madh.

Ai deklaroi se në momentin që ka mbërritur mbrëmjen e djeshme gjithçka ishte shkatërruar.

“Më është dëmtuar çdo gjë në biznes, me fasada, frigoriferë, tavani, gjithçka. Më kanë njoftuar shokët mbrëmë, më pas policia. Gjendja ishte katastrofë, kur erdha mbrëmë gjithçka kishte mbaruar. Nuk ka ardhur ende njeri për rivlerësimin. Vetëm fasadat dhe të tjerat 5000 euro, pa ekspresë dhe gjëra të tjera. Çdo gjë ka dalë jashtë funksionit”, u shpreh pronari i lokalit të dëmtuar nga shpërthimi.

Top Channel