Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Librazhd-Përrenjas pranë fshatit Dragostunjë.

Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku raporton se mjeti tip Benz është përplasur me mjetin e rëndë që po punon për zgjerimin e korridorit VIII.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesit i mjetit, por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të faktorëve.

Top Channel