Në rubrikën “Rrethi katror” në “E diell”, Alfred Cako dhe Albatros Rexhaj kanë komentuar paralajmërimin e ambasadës amerikane në Tiranë se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë objektiva të caktuara në vendin tonë.
Alfred Cako, i njohur për konspiracionet e ndryshme dhe qëndrimet e zëshme është shprehur së vendi me i sigurt në Tiranë për të shpëtuar nga një sulm i mundshëm, është Ambasada Amerikane edhe ajo e Sinagogës.
“Do të ndodhë diçka, ata nuk e thonë kot, vendi më i sigurt për të shpëtuar është të jesh afër Ambasadës Amerikane ose afër Sinagogës. Në vende të tjera mund të ndodhë ndonjë gjë, dhe gjëja e parë e vogël është që ushtria shqiptare të futet në luftë edhe t’i marrin shqiptarët ti çojnë në fushat e Sirisë. Unë i bëj thirrje shqiptarëve të jenë të kujdesshëm. Kjo nuk është lufta jonë, kjo është lufta e një pakice të vogël që kërkon të fusë gjithë botën në zjarr. Ka rrezik të madh që lufta të përhapet në Evropë. Edhe ai ministër i mbrojtjes që i Italisë ai nuk ka folur kot, ai ka thënë që gjërat e tmerrshme do të ndodhin dhe njerëzit nuk e dinë çfarë i pret. Ne duhet t’i themi jo luftës. Kërkojnë të shfarosin njerëzit e varfër, se nuk u duhet më puna fizike, sepse punën fizike që bëjnë në vitin 2030-3031 kërkojnë ta bëjnë me robot”, tha Alfred Cako.
I pyetur nga moderatori i emisionit Ed Manushi për deklaratën e Ambasadës Amerikane para pak ditësh Albatros Rexhaj u shpreh se:
“Jo, nuk ishte rreziku i politikës së Shqipërisë. Ajo kishte të bënte me interesat amerikane dhe me qytetarët amerikan, dhe ajo në perspektivën e tyre ishte reale në vlerësimin që kanë shërbimet e sigurisë amerikane. Është që qytetarët amerikan mund të jenë cak i sulmeve, jo shqiptarët. Shqiptarët amerikan dhe interesat amerikane, objektet si puna e ambasadës, dhoma e tregtisë. Këto deklarata bëhen edhe për të hequr përgjegjësinë nga vetja, departamenti i bën ato publike që ne ju paralajmëruam në raste që ndodh ndonjë gjë.
Rreziku direkt për Shqipërinë është i vogël. Irinai nuk ka treguar ndonjë gatishmëri për sulme klasike terroriste; më tepër janë gjërat që targetojnë interesat e caktuara ku ata dërgojnë mesazhe. Bota është duke kaluar një fazë shumë të rrezikshme. Ministri i Mbrojtjes të Italisë tha që jam tre javë pa gjumë, dhe njerëzit nuk e dinë se sa serioze është situata globale”.
Top Channel